Surprise Me!

“Streha e pare vorfnore”/ Dekorohet ideatori, Rauf Fico e ngriti per 2 femije jetim

2018-05-09 4 Dailymotion

Streha e parë vorfnore, sot shtëpia e fëmijës ?Zyber Hallulli? u ngrit në Shqipëri më 28 Nëntor të vitit 1917 nën ideimin e Rauf Ficos, asokohe nënprefekt i Tiranës.<br />Në një letër për drejtorin e përgjithshëm të kryqit të kuq shqiptar, Haxhi Shkoza, i cili i kërkonte Ficos të dhënat për inisiativen e ngritjes se Strehës, zbardhet historia e krijimit te saj.<br />?Kur isha nënprefekt i Tiranës, nga fundi i muajit prill 1917, në një ditë me shi e me furtunë në ora 18, nje gjindarme austriak më pruni në zyrë dy kalamaj të vegjël, një djalë 5-vjeçar e një vajzë më të vogël. Gjindarmi këta të mjerë i kishte gjetur duke ngrënë bar në një zebel afër Farkës dhe i kish pru në Tiranë. Në pyetjet që iu bëmë, mezi morëm vesh se ishin motër e vëlla dhe na treguan se nëna e ati i tyre kishin vdekur në mal duke ardh nga Malësia. Për atë natë të vegjlit u vendosën prej të ndjerit Zyber Hallulli në një vend, por të nesërmen na erdhi lajmi se edhe goca kishte vdek atë natë?.<br />Kjo ngjarje e vendosi Ficon përpara një misioni humanitar: të bënte diçka për jetimet. Menjëherë ai filloi të mblidhte fonde duke çuar në krijimin e strehës së parë vorfnore. <br />100 vjet më pas kreu i shtetit e ka nderuar Rauf Ficon me Dekoratën ?Nënë Tereza për meritën e veçantë si ideues dhe themelues i ?Strehës së Parë Vorfnore? në Shqipëri?. Në këtë përvjetor Presidenti Ilir Meta u bëri apel institucioneve të bëjnë përpjekje më të mëdha për të luftuar varfërinë. ?Problemet ekonomike dhe papunësia, grindjet dhe dhuna provokojnë ?do ditë divorce. Janë fëmijët ata që bëhen viktimat e para të divorceve. Prandaj sa më shumë të kujdesemi për familjen?, tha Presidenti Ilir Meta.

Buy Now on CodeCanyon