Surprise Me!

Ora News – Gjykata vendos sekuestro preventive per pasuritë e Klement Balilit

2018-05-09 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendoset nën sekuestro preventive pasuria e Klement Balilit, ose i njohur ndryshe si ?Eskobari? i Ballkanit. Vendimi është marrë këtë të enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas kërkesës së Prokurorisë.

Nën sekuestro mësohet se janë vendosur troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.

Sekuestroja e pasurive u be falë bashkëpunimit me sektorin e hetimit të aseteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për Klement Balilin, i cili rezulton i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera, në pronësi të 44 vjeçarit nga Saranda janë vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Klement Balili është në kërkim që prej një viti pas urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dosja-balili-sekuestrohet-pasuria-e-eskobarit-te-ballkanit

Buy Now on CodeCanyon