Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pronat e Klement Balilit të ashtuquajtur ?Eskobari i Ballkanit? janë vendosur nën sekuestro preventive një ditë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda

Forca të shumte policie zbarkuan sot në resortin Santa Quaranta për të zbatuar vendimin e Gjykatës

Hoteli luksoz që ndodhet në Sarandë është pronë e Klement Balilit, ose i njohur ndryshe si ?Eskobari? i Ballkanit.

Ora News sjell pamje të momentit kur policia ka ushtruar kontrolle kudo, duke ngritur dyshekë, divanë dhe kontrolluar dollapet e sirtarët e hotelit luksoz.

Veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për Klement Balilin, i cili rezulton i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/santa-quaranta-ne-dore-te-policise-shikoni-si-kontrollohen-dhomat-e-hotelit