Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare u mblodh sot për të diskutuar lidhur me buxhetin për vitin 2018 për këtë sektor.
Nën drejtimin e kryetares së komisionit Ermonela Felaj, nuk kanë munguar debatet ndërmjet anëtarëve demokratë dhe atyre socialistë në këtë komision, përpara miratimit nen për nen të buxhetit.

Deputeti Flamur Noka kërkoi që t?i jepej fjala, edhe pse Felaj ja kishte dhënë Pjerin Ndreut

Noka kritikoi organizimin në sallë, ku disa të ftuar prej institucioneve po qëndronin në këmbë.

?Të pranojmë të ftuarit, jo të vijnë drejtues institucionesh sikurse na ruajnë ne? ? tha Noka.

Felaj u shpreh se ?kamerat janë të pranishme, i kemi respektuar të gjitha institucionet sepse i kemi patur një për një, shpresoj të akomodohen?.

Noka: Fjala është sot e jona por edhe e institucioneve. Nuk mund t?i themi akomodohuni kur s?i keni dhen asnjë haspësirë. Stafi duhet t?u gjejë zgjidhje. Ose të mbarojë Ministria e Mbrojtjes, pastaj vjen ajo e Brendshme e me radhë, kështu ka qenë gjithnjë.