Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të vënë nën sekuestro preventive pasuritë e Klement Balilit, policia ka rrethuar paraditen e të premtes kompleksin luksoz ?Santa Quaranta? në bregdetin e Sarandës.

Ne kompleks janë gjendur vetëm familjarë të Klement Balilit, të cilët janë dhe pronarë të biznesit.

Përveç hotelit të famshëm janë sekuestruar edhe 25 apartamente dhe një sipërfaqe tokë - truall. Edhe këto pasuri janë po në emër të familjarëve të Klement Balilit.

Sipas prokurorisë dyshohet se pronat janë produkt i aktiviteteve kriminale dhe kryesisht trafikut të drogës ku Balili ka qenë përfshirë. 45-vjeçari është në kërkim prej me shumë se një viti nga drejtësia shqiptare dhe ajo greke.

Në maj të vitit 2016, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane arritën në përfundimin se Balili ishte drejtuesi i një rrjeti të trafikut të kanabisit dhe drogërave të forta nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në vende të Bashkimin Europian.