Ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani thotë se ligjërisht PS-ja nuk mund ta shkarkojë Klement Zgurin nga kryesimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. Ristani del në krah të Zgurit, ndërsa akuzon Partinë Socialiste për vendimin e saj.
?Mundet sepse Lidershipi i PS, apo Rama, nuk ka asgjë të pamundur, është një njeri që nuk ka të bëjë me ligjet dhe rregullat e këtij vendi. Kështu që për njerëz të tillë, për një gjendje natyror enë pyll gjithçka mund të ndodhë?, tha Ristani.

Për të treguar paligjshmërinë e shkarkimit, Ristani citon Kodin Zgjedhor që parashikon rastet e largimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit të KQZ.

?Kodi Zgjedhorë përcakton që është KQZ që shikon dhe monitoron edhe punën e kryetarit tët tij, dhe në rast se konstatohen shkelje është po KQZ ajo që i drejtohet parlamentit për të nisur procedura të tilla, nuk janë partitë politike. Nga ana ligjore është pamundur.?, deklaroi Ristani.