Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria nis verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me disa kompani amerikane para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Hetimi mësohet se ka nisur kryesisht Pas publikimit të disa dokumentave në media. Objekt i këtij verifikimi është sqarimi i burimit të financimit për këto kontrata dhe skanimi i tyre për të parë nëse transaksionet kanë qenë të rregullta ligjërisht.

Kontrata e parë e lobimit ishte ajo mes PD dhe 'Stonington Strategies' me vlerë 25 mijë USD në muaj. Afati i kontratës ishte tre mujor dhe qëllimi i saj ishte 'projektimi dhe implementimi' i fushatës së PD.

Qëllimi i saj ishte promovimi i qëllimeve të PD në media dhe pranë figurave politike në SHBA.

Më pas PD bëri edhe një pagesë shtesë prej 500 mijë USD për sigurimin e disa takimeve ose pjesmarrje në evente në Uashington D.C.

BIRN publikoi se kontrata nuk përmendte Partinë demokratike, por paraqitej si një dokumentacion që ka si qëllim promovimin e bizneseve shqiptaro-amerikane.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/prokuroria-nis-hetimin-kontraten-e-pd-me-firmen-e-lobimit