Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Forca të policisë dhe zyrtarë të tjerë të prokurorisë zbarkuan paraditen e sotme në kompleksin "Santa Quaranta" për të vendosur në sekuestro preventive hotelin luksoz, pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Hoteli luksoz që ndodhet në Sarandë është pronë e Klement Balilit, ose i njohur ndryshe si ?Eskobari? i Ballkanit.

Gazetari i Ora News Geraldi Bregu informon se pritet sekuestrimi edhe i një pallati 8-9 katësh që ndodhet pranë hotelit dhe afër bregdetit. Edhe ky është në pronësi të familjes Balilajve.

Vendimi i gjykates

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda urdhëron vendosjen e sekuestros preventive të trojeve, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.

Veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për Klement Balilin, i cili rezulton i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera, në pronësi të 44 vjeçarit nga Saranda janë vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Klement Balili është në kërkim që prej një viti pas urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në maj të vitit të kaluar, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane e përmendën emrin e tij si drejtuesin kryesor të një rrjeti të gjerë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Greqi dhe vende të tjera të BE.

Ish-drejtuesi i Transporteve në Sarandë dhe dorëheqjen menjëherë pas publikimit të akuzvave dhe u zhduk.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/policia-ne-santa-quaranta-pritet-vendosja-e-sekuestros-preventive