Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar gjatë një dalje për mediat se nuk disponon emra konkretë për dekonspirimin e operacionit për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të policisë së Vlorës. <br /><br />Duke iu përgjigjur akuzave se operacioni është dekonspiruar nga policia, Xhafaj tha se tre ish-drejtuesit nuk kanë qenë në vëzhgim nga Policia e Shtetit. Ai theksoi se duhet të pyetet Prokuroria që të japë përgjigje se me kë institucion i ka ndjekur ata. <br /><br />"Nuk ishin nën vëzhgimin tonë. Policia nuk ka pasur dijeni, nuk ishte në dorën tonë. SHÇBA i mori faktet në 22 nëntor nga Prokuroria. Duhet të pyesni Prokurorinë se me kë i ka pasur në vëzhgim, jo me policinë", u shpreh Xhafaj.
