Report Tv ndoqi sot nga afër aksionin e Policisë Rrugore të Tiranës kundër shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Duke u bërë pjesë e aksionit policor për pak çaste në rrugët e kryeqytetit, gazetari i Report Tv dhe Shefi i Trafikut në Tiranë, Taulant Gjoka, vunë re disa raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit, si nga shoferët, ashtu dhe nga qytetarët.<br /><br />Një rast i tillë ishte me një makinë familjare, e cila u fut në kundravajtje, duke mos i shpëtuar dot syrit të Shefit të Trafikut. Ky i fundit e ka ndaluar menjëherë shoferin, duke e cilësuar të rëndë shkeljen e tij, dhe që pritet ndëshkimi. Gjoka tha se shoferi rrezikon pezullimin e patentës për gjashtë muaj, si dhe një masë administrative nga 1-4 mijë lekë të reja.
