Shqipëria dhe Serbia kanë potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik. Në një takim të dhomave të tregtisë, ministri serb i Ekonomisë Goran Knezeviç shtroi nevojën e një dialogu mes palëve për t?i dhënë zgjidhje sfidave politiko-ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve, aspirante për në BE.

?Projekti i ndërtimit të autostradës së Nishit do rrisë bashkepunimin mes dy vendeve. Të ardhmen e shohim në BE dhe ky është synimi ynë dhe prandaj sfidat politike dhe ato ekonomike duhet t?i zgjidhim me dialog. Kemi ende shumë sfida, por duhet të përqëndrohemi te ndërtimi i një të ardhme më të mirë. Ka interes politik për të përmirësuar më tej bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve?.

Shifrat e eksporteve dhe prania e investitorëve serbë në Shqipëri sipas ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato janë tregues pozitiv i rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

?Ka një rritje domethënëse prezenca e kompanive serbe në vendin tonë, sidomos në tregun farmaceutik. Por ka ende rrugë dhe hapësirë për të rritur bashkepunimin?.

Të dhënat për këtë vit flasin për një rritje të tregtisë me Serbinë. Janë të paktën 40 kompani të cilat kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri.