Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike reagon lidhur me kontratën e lobimit me disa kompani amerikane para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Duke iu përgjigjur akuzave të socialistëve të cilët janë përfaqësuar nga sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla e deputetja Gjylameti, PD thotë se ata janë të mirëpritur të hetojnë në çdo kohë. Edhe mediat janë të mirëpritura të hetojnë thotë PD

"Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane.

Megjithatë Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t?i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratike u vë në dispozicion një kopje kur të duan. Madje janë të mirëpritur të marrin edhe Sajmir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit."

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kontrata-1-mln-pd-balla-e-gjylameti-jane-te-mirepritur-te-hetojn