Klik Expo Group në kuadër të panairit të përvitshëm në bashkëpunim më e ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme zhvilluan një simulim të manovrave luftarake në qytetin taktik në Zall Herr.
Kamera e Report TV sjell këto pamje nga ky demostrim ku morën pjesë batalioni i operacioneve speciale KOMANDO dhe forcat RENEA.

Gjatë këtij simulimi u ekspozua edhe arma sulmuese shotgun. Aktivitetit nisi me demostrime nga forcat speciale RENEA ku u demostrua momenti i kapjes së elementëve kriminalë përfshi situatën e lirimit të pengjeve.

Një tjetër element ishte manovra në situata të supozuara të shoqërimit të personaliteteve e delegacioneve zyrtare në situata rreziku dhe taktikat që ndiqen me shpëtimin e tyre.

Shkalla e vështirësisë së veprimeve u rrit kur forcat speciale komando kryen ndërhyrje në terrene luftimi të ngjashme me ato ku veprojnë grupet terroriste në Afganistan dhe Irak.

Ky aktivitet solli në vëmendje të publikut edhe kordinimin e forcave të ushtrisë me ato të policisë në operacione të përbashkëta ku në fokus u vendos bashkëpunimi me emergjencat civile.