http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Më shumë se 2 tonë kanabis është sekuestruar gjatë një operacioni të finalizuar me sukses nga roja bregdetare greke, mbrëmjen e së shtunës.

Drejtoria e Narkotikëve dhe kontrabandës bëri me dije se lënda narkotike ishte e vendosur në një gomone rreth 12 metra të gjatë, me 3 motorë me nga 350 kuaj fuqi secili, që vinte nga Shqipëria.

Mjeti lundrues u arrit të kapej nga policia, në veri të Korfuzit.

Me aksionin e gjere u aktivizuan mjete të tjera lundruese si dhe ndërhyrje nga ajri. Policia ka vënë në pranga 6 persona, 4 me shqiptare dhe dy italianë.

Gjatë operacionit 48 orësh, autoritetet greke i bënë me shenjë gomones të ndalonte, por personat që ndodheshin në bord nuk i janë bindur urdhrit, gjë e cila e detyroi rojën bregdetare ta ndjekë për rreth 22 orë.

Gomonia ndaloi vetëm pasi autoritetet ndërmorën një sulm me snajper, dhe ne fund vunë në pranga 3 personat që ndodheshin në bord, 2 shqiptarë dhe 1 italian, njeri prej të cilëve është plagosur.

Ndërsa dy shqiptarët e tjerë dhe një italian u arrestuan në Athinë.

Mendohet se sasia e madhe e lëndës narkotike, do të shpërndahej në tregun grek të drogës.

Kjo është sasia më e madhe e kanabisit së kapur nga rojet bregdetare greke gjatë këtij viti.