Surprise Me!

Atentat me tritol të riut në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 4 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim i fuqishëm tritoli për pak sa nuk i mori jetën një 25 vjecari në qytetin e Vlorës.

Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në makinën tip Jeep, ndërsa shpërthimi ndodhi në ecje e sipër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 pranë godinës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin bregdetar. Shënjestër ishte Inez Hajrulla 25 vjeç, djali i një biznesmeni në Vlorë.

Uniformat blu bënë të ditur se në momentin e shpërthimit, 25 vjecari ishte vetëm në makinë. Banorë të zonës dhe kalimtarë të rastësishëm i dhanë ndihmën e parë të plagosurit, duke e dërguar me urgjencë në spital. Ai mori ndihmën e parë, por ndodhet në gjendje të rëndë pasi nga shpërthimi ka humbur një nga gjymtyrët e poshtme.

Atentatorët dyshohet se kishin vendosur rreth 300 gramë tritol në pjesën e përparme të makinës, duke realizuar një shpërthim të telekomanduar.

Inez Hajrulla nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë të një kazinoje në vitin 2013. Vizion Plus mëson se Hajrulla kishte kërkuar rigjykim të çështjes në kushtetuese, por diçka e tillë nuk i ishte pranuar.

Buy Now on CodeCanyon