http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër makina, midis tyre dy makina të gardës së Republikës, pjesë e eskortës së kryeministrit janë përfshirë në një aksident rrugor në hyrje të qytetit të Korçës.

Për pasojë janë plagosur 5 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në spitalin rajonal të Korçës. Ndërsa tre të tjetër kanë marrë plagë me të lehta.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte një manovër e gabuar e një makine civile, e cila fillimisht ka goditur mjetin range rover, duke i prerë rrugën makinave të gardës, të cilat janë përplasur. Uniformat blu bëjnë me dije se makinat e gardës po vinin nga Tirana në drejtim të Korçës. Nga përplasja e forte, mjete kane kanë dalë jashtë rrugës.