E njohur për bukurinë dhe ëmbëlsinë që përcjell në ekran, Valbona Selimllari ka zbuluar një talent të fshehur këtë të hënë, në Dance With Me, në Tv Klan.

Anëtarja e jurisë nuk i rezistoi tingujve të valles së Tropojës duke dhuruar për publikun një kërcim në skenën e madhe të spektaklit të vallëzimit.

"Në fakt unë vallen e Tropojës e dua shumë", pranoi ish - Miss Shqipëria.

Një kompliment të veçantë për Selimllarin e pati edhe prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila i tha:

"Kur del ti në ekran ndërron moti, ndërron koha, ikën shiu, del dielli pastaj ylberi..."

Muzika folklorike shqiptare dominon këtë mbrëmje në "Dance With Me", me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit./tvklan.al