Surprise Me!

Report TV - 'Tahiri', Alibeaj: I përfshirë në dosjen e Habilajve

2018-05-09 0 Dailymotion

I ftuar sonte në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? në Report Tv deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Rama vijon që të mbrojë Saimir Tahirin, i cili sipas tij është i përfshirë në dosjen e Habilajve. Deputeti i PD thotë se Rama ishte në dijeni të kanabizimit të vendit, por nuk mori masa duke e lejuar.
Përsa i përket arratisjes së tre drejtuesve të policisë së shtetit, Enkelejd Alibeaj u shpreh se ministria e Brendshme dekonspiroi operacionin, ndërsa përdor si alibi kallëzimin penal.

Intervista
Çfarë kanë nxjerrë hetimet e deritanishme për Tahirin?
Kemi një marrëveshje me Italinë, që hetimet që bëhen atje janë njëlloj si këtu. Do të thotë se hetimet për Tahirin u bënë për 4 vite dhe jo për 24 orë. Në materialet e përgjimeve është shënuar që kur përgjimet janë bërë, emrat e përdorur, ofiqet, transkipti jep konkluzion të përfshirjes së personave. Nuk është i përfshirë Tahiri se është kushëri jo i 10-ti, mua më rezulton i 3-ti, por ata thonë edhe për para të dërguara ?shefit të madh?. Madje thonë që gruas së të cilit i kanë blerë edhe diamante dhe byzylykë dhe nuk janë aspak të dhëna aksidentale. Në materiale flitet se bëhet fjalë për një politikan me profil të lartë në Shqipëri.

Buy Now on CodeCanyon