Në studion e Report Tv, ishte i ftuar autori i librit sekretet e luftës, Erald Kapri për të folur rreth botimit të tij.

Kapri shpjegon se për të shkruar librin u deshën disa vite dhe nuk ishte aspak e thjeshtë, sepse duheshin dokumente që vërtetonin të gjitha ngjarjet më të rëndësishme historike dhe politike.

Libri i Kaprit sjell shumë fakte të reja për periudhën e viteve 1928 -1944.

Në libër shkruhet se Austro-Hungaria ishte shteti që dha kontribut të madh për ekzistencën e Shqipërisë, ndalimin e copëtimit nga Serbia dhe Greqia.

Më tej autori i librit shpjegon se forcat Britanike ishin ato që çliruan Sarandën duke kapur robër gjermanë, por pas reagimit të ashpër të Enver Hoxhës ushtarët Britanik u larguan nga Shqipëria.

Intervista e plotë:

Për të shkruar këtë libër më është dashur shumë kohë, kam kërkuar materiale në arkiva në Itali dhe disa vende të tjera evropiane.

Të gjithë shqiptarët besojnë se Isa Boletini ka takuar ministrin e e jashtëm të Britanisë së Madhe, e gjatë takimit thuhet se i kërkuan të dorëzonte pistoletën te kontrolli por nuk pranoj duke thënë se Shqiptari nuk mund të çarmatoset.

Në dokumetat britanike kam zbuluar se kjo ngjarje nuk është e vërtetë, por është deformuar.