Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta ka organizuar një pritje në Pallatin e Brigadave, ndërsa ka kërkuar që shqiptarët të lënë pas ndasitë dhe të bashkohen me qëllimin integrimin në BE. Kreu i shtetit u shpreh se në 2018 do të punojmë që Shqipëria të hapë negociatat për anëtarësim dhe qytetarët e Kosovës të lëviznin të lirë në Europë.
?28 nëntori është një festë përbashkuese shqiptare. Pavarësia është një ditë e lavdishme e popullit shqiptar. Skënderbeu dhe Ismail Qemali më shumë se kushdo tjetër kuptuan se ndasitë përçarëse mes shqiptarëve përbëjë rrezikun më të madh dhe fuqia qëndron te bashkimi.

Pa unitet politik dhe gjithpërfshirje nuk mund të projektohen qëllimet madhore. Skënderbeu dhe Ismail Qemali arritën që tiparet e identitetit shqiptar ti vendosin në piedestalin e vlerave më të larta europiane.

Identiteti shqiptar është unik dhe i pandashëm nga qytetërimi Europian. Ata na mëshuan se shqiptarët i lidh gjithçka me Europën dhe asgjë nuk i ndanë. Skënderbeu dhe Ismail Qemali lartësuan imazhin e kombit. Ne sot përkujtojmë edhe çlirimin, përkulemi me nderim për dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.

Reflektim për konsolidimin e demokracisë, përmirësimin e qeverisjes, zhvillimin e ekonomisë dhe anëtarësimin në BE. Promovim të paqes në rajon dhe bashkëpunim me aleatët në luftën kundër ekstremizmit.