Surprise Me!

Report TV - Tiranë, sherr me 2 banorë, plagoset efeksivi i policisë

2018-05-09 1 Dailymotion

TIRANE-Një agjent policie është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme te ish-Parku i Autobusëve pas një sherri me dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35, pranë një lokali, ndërsa efektivi i plagosur është Ermal Bregu. Efektivi, pjesë e strukturës së hetimit të krimeve në kryeqytet ka qenë jashtë orarit të punës kur është përfshirë në debat dhe është qëlluar nga njëri prej banorëve të lagjes, sipas policisë.

Ai është qëlluar në pjesën e barkut, ndërsa është dërguar në spital. Burime nga Spitali i Traumës, por edhe policia raportojnë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. ?Autorët, sipas policisë janë identifikuar dhe dyshohet se janë fshehur në zonën e ish-Parku të Autobusëve, ndërsa forca të shumta kanë rrethuar zonën për ti arrestuar.

Polici u konfliktua me dy persona, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se personi që e qëlloi është në moshë të re, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë lokalit ku ndodhi ngjarja. Efektivit të policisë që u plagos sot i është djegur makina tip 'Hummer' para dy vitesh poshtë banesës, ndërsa banonte në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Vendi ku ndodhi plagosja njihet edhe si zona e Emiljano Shullazit, ndërsa po hetohet nëse personat që qëlluan efektivin kanë lidhje me të. Policia po kryen kontrolle në zonë për arrestimin e autorëve dhe shoqërimin e personave që kanë lidhje me ngjarjen.

Buy Now on CodeCanyon