Betejë kundër atij që e quan buxhet mafioz të Edi Ramës paralajmëroi Lulzim Basha në seancën plenare të së enjtes. Kreu i demokratëve tha pas mbledhjes së grupit parlamentare se opozita është e vendosur të frenojë projektin kriminal të pastrimit të parave të pista.

?Blloku i parave që do i çohet si patë e pjekur oligarkëve dhe karteleve të krimit për të pastruar paratë e drogës përmes skemës së koncesioneve që u kushton qindra milionë euro shqiptarëve dhe skemës së parave të pista PP 1 miliardësh të zhbëhet. Këto para të shkojnë aty ku Shqipëria ka më shumë nevojë?.

Basha tha se demokratët do të propozojnë 16 amendamente që ulin barrën fiskale për shqiptarët.

"Duke propozuar taksën e sheshtë 9%, tvsh 15%, pragu për tvsh e biznesit të vogël 12 milionë lekë në vit"

Pjesë e amendamenteve të demokratëve është edhe heqja e taksës së qarkullimit, që sipas opozitës çon në uljen e çmimit të karburantit me 20 lekë për litër. Rritja me 20% e fondit të ndihmës ekonomike, rritja e pagave dhe pensioneve , subvencione për fermerët, si dhe libra falas për nxënësit deri në klasën e 9 janë disa nga propozimet e demokratëve.