Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në seancën parlamentare që do të zhvillohet nesër, (30 nëntor) deputetet do të marrin në shqyrtim tre projekte për ndryshimin e buxhetit dhe të paketës fiskale.

Komisioni i Ekonomisë në mbledhjen e fundit miratoi disa shtesa të fondeve të institucioneve ndërsa shkurtoi fondet e infrastrukturës me rreth 400 mln lekë.

Në seancë do të propozohen 26 milionë lekë shtesë për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, 15 milionë lekë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe 33.8 milionë lekë për Shkollën e Magjistraturës.

Po ashtu për ministrinë e Ekonomisë dhe Financave do të kërkohet 270 milionë lekë më shumë, ndërsa Shërbimi Informativ Shtetëror 275 milionë lekë shtesë, për presidencën 30 milion lekë dhe për kuvendin 14 milionë lekë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/neser-votohet-prbuxheti-2018-ja-skemat-e-propozuara-nga-ps-pd-e-lsi