Surprise Me!

Ora News – 73 vjetori i Çlirimit, varrezat e dëshmorëve dhunohen nga gjahtarët e skrapit

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

73 vjetori i Çlirimit u kremtua në gjithë vendin! Por në Durrës familjarët e dëshmorëve ngritën shqetësimin se gjahtarët e skrapit po dëmtojnë varret e të rënëve për liri! Siç ndodh prej vitesh partitë festuan të ndara, ndaj mesazhi i pasardhësve të dëshmorëve ishte: Bashkëpunim për vendin! Në Elbasan, Monika Kryemadhi u shfaq sërish në krah të socialistëve ndërsa u shoqërua nga Taulant Balla në ceremoninë e Homazheve.

Ndërsa Shqipëria feston 73 vjetorin e Çlirimit dhe përkujton veprën e dëshmorëve, familjarët e të rënëve për lirinë e atdheut në Durrës denoncuan dhunimin e varreve.

Pas homazheve të rastit, familjarët ngritën shqetësimin se gjahtarët e skrapit nuk kanë kursyer as varret e dëshmorëve duke u vjedhur gërmat e emrit dhe kornizat e bronzta të fotografive.

Familjarët: "Si ka mundësi të prishen 4-5 germa? Këta janë endacakë."

"Ti respektojmë dhe t?ia bëjmë germat jo argjendi, por floriri edhe pak e kanë."

Ata kërkuan që pushteti vendor të ndërhyjë për rikonstruksionin e varreve të dëmtuara duke ruajtur dinjitetin e njerëzve që dhanë jetën për lirinë.

Por akoma më të amortizuara janë varrezat ku prehen dëshmorët e Kukësit, ndaj Kryebashkiaku Bashkim Shehu ka kërkuar mbështetjen e qeverisë për projektin e rikonstruksionit

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/73-vjetori-i-clirimit-varrezat-e-deshmoreve-dhunohen-nga-gjahtaret-e-skrapit

Buy Now on CodeCanyon