Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ka mundur të identikoje dy autorët e plagosjes së efektivit të komisariatit 1 ne kryeqytet , të cilët I ka shpallur ne kerkim .

Ndërkohe vete efektivi ka pohuar se ngjarja ka ndodhur pas nje sherri banal. Por kjo deshmi e efektivit është marrë me rezerva nga hetuesit të cilet po punojne për zbardhjen e motiveve të ngjarjes

Policia nuk ka mundur ende të prangosë autorët e ngjarjes së një dite më parë (28 nëntor) në Tiranë ku mbeti i plagosur efektivi i komisariatit 1 Ermal Bregu.

Burime të policisë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dy persona njëri prej te cilëvë autori i plagosjes dhe tjetri që e shoqëronte që akuzohet për moskallzim krimi.

Për shkaqe hetimore policia nuk bën të ditur identitetin e tyre, ndërsa ndihmën për identifikimin e tyre e ka dhënë vetë iI plagosuri i cilli është marrë në pyetje nga koleget

Mësohet se Bregu ka dëshmuar se ngjarja kishte ndodhur për shkak të një konflikti banal mes tyre. Sipas tij njëri prej autorëve i kishte thënë pse më sheh dhe nga aty kishte nisur debati që përfundoi me plagosje.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pse-ndodhi-plagosja-koleget-marrin-me-rezerva-deshmine-e-policit-ermal-bregu