Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbrëmë në emisionin Arena nga Dritan Hila, tema kryesore ishte 29 Nëntori dhe çfarë fshihet pas kësaj date. Të ftuarit në studio diskutuan një sërë çështjesh lidhur me pushtimin italian e gjerman si edhe ndikimin e tyre në politikën dhe shoqërinë shqiptare. Duke hedhur dritë në shumë çështje të historisë së një lufte që i mban ende në luftë shqiptarët.
Auron Tare: "Rezistenca anti-italiane në Shqipëri u krijua para themelimit të Partisë Komuniste. Dhe jo me ndihmën e jugosllavëve, por i ndihmuan britanikët."
Erald Kapri: "Vetëm para ari ishin 120 mijë monedha, nëse i konvertojmë sot janë 30 milion paund, për një shtrirje kohore, jo më shumë se 18 muaj."
Dorian Koçi: "Humbjet e gjermanëve nga data 22 qershor 1941 deri në 31 mars 1944, të vrarë janë 20 mijë e 276. Këto janë shifra që përfshijnë vetëm Ballkanin."
Marenglen Kasmi: "Në Shqipëri kanë qenë rreth 36 mijë e 500 trupa gjermane, që do të thotë dy divizione të plota. Po të shohësh harta e kohës të forcave gjermane, sapo hyn, hapet bregdeti sepse zbarkimi i aleatëve ishte rreziku."