Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Portet janë të parët që janë paralizuar nga moti i keq me erë të fortë e reshje të dendura që kanë përfshirë zonat bregdetare. Forca e dallëve arrin 5 ballë në breg dhe deri në 8 ballë në det të hapur në Vlorë e Durrës. Lundrimi i mjeteve është ndaluar, ndërkohë që tragetet nga Itali pritet të mbërrijnë me disa orë vonesë në Durrës.

Moti i keq me reshjet të dendura shiu dhe stuhi të fuqishme ere që ka përfshirë vendin ka paralizuar portet kryesore.

Puna është pezulluar deri në një njoftim të dytë për shkak të dallgëve të fuqishme në Detin Adriatik dhe Jon.

Kapiteneria e Përgjithshme e porteve në Durrës ka urdhëruar pezullimin e lundrimit për të gjitha anijet e peshkimit, ndërkohë që edhe sektori i ngarkim-shkarkimit në portin më të madh të vendit është bllokuar për shkak të erërave të forta.

Sipas Kapitenerisë, forca e detit arrin deri në gjashtë ballë në gji, ndërsa arrin tetë në det të hapur.

Erërat e forta kanë shkatuar dallgë të fuqishme duke bërë që të ketë vonesa disa orëshe në mbërritjen e dy trageteve që janë nisur një natë më parë nga portet e Barit dhe Ankonës drejt Durrësit.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/stuhi-ere-dhe-shiu-paralizohet-puna-ne-portin-e-durresit-permbytje-ne-qytet