Banorët e Thethit në Shkodër me fillimin e reshjeve filluan edhe përballjet e banorëve me bllokimin e rrugëve dhe për këtë vit.
Fryrja e përrenjve ka bërë që të shtohet prezenca e ujit në rrugë dhe për pasojë edhe bllokimin e rrugës.

Situata është mjaft alarmante rreth 10 km pa arritur në fshatin e Thethit, në vendin e quajtur Qafa e Shorës.

Në pamje duket një qytetar që do të kalojë në anën tjetër të rrugës, ndërkohë që ndihmohet nga një bashkëfshatar me anë të një druri, pasi sasia e madhe e ujit në rrugë nuk lejon kalimin e automjeteve.

Kjo situatë është e përvitshme dhe shqetësuee për të gjithë banorët të cilët rrezikojnë duke kaluar në këtë rrugë, pasi nëse humb ekuilibrin përfundon në humnerë dhe mund të vdesësh.