Kryetari i PD, Lulzim Basha ka replikuar më kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cili deklaroi se PS do e kallëzojë atë në Prokurori për pastrim parash, lidhur me lobimin 1 milionë dollarë në SHBA para zgjedhjeve të 25 qershorit. <br /><br />Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, Basha tha që ta pyesë se pse ka udhëtuar dhe çfarë ka bërë në Rumani Balla me një të akuzuar nga Prokuroria e Elbasanit. ?Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të policisë se ç?ka bërë ky para një muaji (e ka fjalën për Ballën) me një të akuzuar nga prokuroria e Elbasanit në Rumani, por kjo është vetëm maja e ajsbergut të zi?, tha Basha. <br /><br />Sa i takon akuzave të socialistëve për skemën e lobimit 1 mln dollarë në SHBA, Basha tha se PD ka deklaruar çdo shpenzim, ndërsa akuzoi maxhorancën se kërkon të mbulojë skandalin e Tahirit. ?Edi Rama nga gjithë njerëzit për të bërë furtunën e radhës në gotë që ti ikësh pyetjeve që nuk u jep dot përgjigje për Tahirin, Habilajt, Balilajt, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, për llogaritë ofshore që të ka akuzuar OSBE, për 200 milionë euro, i vure gishtin këtij, nuk e di, apo nuk do ta dish se ky ka rënë në rrjetën e hetimit për pastrimin e parave prej vitesh dhe nuk e mbron më as imuniteti, as fjalimet e stisura.