Moti i keq dhe përmbytjet e shkaktuara prej tij në disa zona të vendit ka qenë pjesë e debateve në seancën parlamentare të kësaj të enjteje.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar pushtetin qendror se nuk po koordinohet me ato qarqe të vendit që në nivel lokal qeverisen nga opozita.

?Ju kërkojmë të koordinoheni me pushtetin vendor jo vetëm të PS, por edhe pushtetet vendore të partive të tjera që po ankohen për mungesë koordinimi me pushtetin qendror?, ka deklaruar Basha.

Basha ka kërkuar nga ekzekutivi që të marrë të gjitha masat për t?u ardhur në ndihmë njerëzve të rrethuar nga uji, duke theksuar se kjo është një detyrë e patjetërsueshme e qeverisë.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga kreu i opozitës, kryeministri Edi Rama, me tone ironike ka deklaruar se kabineti i tij dhe institucionet në vartësi i kanë marrë të gjitha masat.

?E vlerësoj shumë këtë shprehje spontane të zotit Lulzim dhe e siguroj se këto përmbytje janë të parashikuara dhe duke qenë se kemi patur në disponim parashikimet kemi marrë çdo masë të mundshme në të gjitha aspektet?, ka deklaruar Rama.