Surprise Me!

Ora News – Ish-drejtori i Burgjeve Zoto mohon akuzat e ish-zëvendësit: Ngrini komision për tenderat

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve Artur Zoto mohon në gjykatë akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion me tenderët e furnizimit me ushqime për të dënuarit.

Në seancën e të enjtes tek krimet e rënda gjykata ka marrë në pyetje ish-kreun e burgjeve në lidhje me akuzat që i adreson prokuroria për keqpërdorime e parregullsi në tre tendera të furnizimit të burgjeve me ushqime.

Gjatë deklarimeve para gjykatës, Artur Zoto ka thënë se nuk ka asnjë faj dhe se nuk ka shkelur ligjin. Duke iu referuar deklarimeve të dhëna nga i penduari i kësaj çështje, Iliaz Labi, Zoto ka bërë me dije se ky person nuk ka qenë asnjëherë në zyrën e tij.

"Nuk kam pasur komunikim dhe as ndonjë takim fizik me biznesmenët. Kërkoj të ngrihet një komision i veçantë që të verifikoje tenderin për të cilin akuzohem", është shprehur Artur Zoto gjatë deklarimeve në gjykatë.

Ai akuzohet për korrupsion në tre tendera të zhvilluar në institucionin që ka drejtuar ndërsa pikënisja e hetimeve ndaj tij kanë qenë deklarimet e dhëna nga iljaz labi, ish-nëndrejtor i përgjithshëm i burgjeve.

I pari për këtë çështje u arrestua ish-nëndrejtori Iljaz Labi pasi Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të provojë se administratorët e kompanive kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt "Blerje bulmet dhe veze", e cila ka datë lidhje kontrate 31.05.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ish-drejtori-i-burgjeve-zoto-mohon-akuzat-e-ish-zevendesit-ngrini-komision-tenderat

Buy Now on CodeCanyon