Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Depot e ujit të ujësjellësit të Cërrikut rrezikohen nga prurjet e Lumit Shkumbin. Drejtori i Ujësjelësit Cërrik, Elvis Calja thotë për Ora News se situata është emergjente. Banorët e zonës thonë se po hasin në një situatë problematike. Shkumbini është në pikën kritike në pjesën e lartë të rrjedhës së tij, por për fat të mirë, deri tani, prurjet nuk kanë shkaktuar probleme në Myzeqe.

24 orë reshje kanë bërë që lumi Shkumbin të arrijë pikën kritike në Librazhd, duke dalë nga shtrati në disa zona.

Në Librazhd po ashtu raportohet për rrëshqitje dherash në disa rrugë dytësore, për hapjen e të cilave po punohet.

Por rrezikun më të madh Shkumbini e paraqet për ujësjellësin e Cërrikut ku kërcënon depot e ujësjellësit.

Situata është emergjente, dhe rrezikon të lërë pa ujë rreth 12 mijë banorë të zones.

Elvis Calja: Nëse puset do përmbyteshin, do ishte katastrofë më vete sepse komplet qyteti i Cërrikut do mbetej pa ujë dhe do na duhej një kohë që të sillnim në vete këtë lloj përmbytje.

Ndërsa banorët e zonës së i druhen përmbytjeve të banesave.

Banor: Puset që janë atje, janë shumë të rrezikuara dhe ka mundësi që nja 7-8 familje atje poshtë, janë tepër të rrezikuara nga këto përmbytje.

Ndërkohë në Elbasan Në Njësinë Administrative Gjergjan përroi i Llixhës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore. Nuk ka rrezik për banesat.

Në Njësinë Administrative Shirgjan, si pasojë e mbushjes së kanaleve kulluese, ka përmbytje të tokave bujqësore. Nuk ka rrezik për banesat.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/vershime-te-shumta-ne-elbasan-permbytje-tokash-e-bllokim-rrugesh