Gjirokastër-Lumi i Drinos ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme jo vetëm me përmbytjen e banesave, tokave por ka shkatërruar edhe urën tek varrezat e Gjirokastrës.

Ujërat e lumit kanë vërshuar sipër urës që lidh Gjirokastrën me Kakavijën, duke bllokuar kalimin e mjeteve.

Disa prej punëtorëve që punonin në terren janë bllokuar në krahun tjetër të urës.
Punëtorët punonin në një firmë private, situata paraqitet mjaftë kritike, ka qenë e pa mundur të ndërhyrë për ndihmë nga autoritet.

Në afërsi të fshatit Kardhiq, 8 persona gjenden aty që prej tre orësh në një territor të izoluar nga uji, dhe jeta e tyre është në rrezik.