Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka mbërritën tek ura e Mifolit në Vlorë, e konsideruar si më problematike për shkak të lumit Vjosë që ka dalë nga shtrati. Rama falenderoi kryetarin e PD-së i cili dje në mbrëmje "shprehu mirëkuptimin për të ndërprerë diskutimet që ishin në rend të ditës lidhur me buxhetin dhe të na japë mundësinë ta mbyllim seancën"

Rama tha se kjo situatë ishte e paralajmëruar.

"Situata ishte e paralajmëruar. Fuqitë njerezore jo tonat, por edhe te cdo shteti jane te kufizuara. E rendesoshme eshte qe fale operacionve te shpetimit eshte siguruar qe mos kete humbje ne jete njerezish. Përsëris apelin të gjithë qytetarëve në zonat e paralajmëruar si të prekshme nga prurjet e lumit Vjosë të jenë të vëmendshëm dhe tu përgjigjën kërkesave për tu evakuar dhe për tu spostuar. Të shpëtojmë jetët e njerëzve, sa të mundemi bagëtitë dhe më pas kur vjen dielli vjen pjesa tjetër e bilanceve." shtoi Rama.

Rama nuk la pa falenderuar ministren e Mbrojtjes, të gjithë prefektët por dhe krerët e bashkive të cilët u angazhuan gjatë naëts për përballimin e situatës.

Gjithashtu shprehu ngushëllime për elektricistin i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me situatën reagoi edhe Presidenti Ilir Meta.

"Dua t?i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj. Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet", shkruan Meta.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rama-tek-ura-e-mifolit-ben-apel-evakuim-falenderon-bashen