Kjo është gjendja në të cilën ndodhet një familje, e cila banon fare pak kilometra larg qendrës së Tiranës.

Që prej mbrëmjes të së enjtes, kjo familje, ashtu si dhe shumë të tjera, është përballur me një situatë të vështirë, për shkak të shirave të rrëmbyer, që u kanë përmbytur shtëpitë.

Për tvklan.al, në rubrikën ?Kallëzo?, familja Rushiti, që jeton në Yrshek, në rrugën dytësore pranë autostradës, thonë se nuk ka kanë ku të qëndrojnë, për shkak se shtëpinë e kanë të mbushur me ujë.

Ata rrëfejnë se përveç përmbytjes duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike. /tvklan.al