Berat-Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj në një linjë telefonike për Report Tv, ka folur për situatën e përmbytjeve.<br /><br />Sinaj ka shpjeguar se për momentin është përmbytur pedonalja kryesore e qytetit nga ujërat e Osumit. Sipas tij është hera e parë që lumi Osum ka dalë nga shtrati dhe të përmbysi pedonalen e qytetit.<br /><br />Gjithashtu ka shpjeguar se janë marrë masa duke zhvendosur të gjithë banorët që rrezikoheshin nga përmbytja.
