Surprise Me!

BB: Permbytjet shtojne numrin e te varferve

2018-05-09 25 Dailymotion

Edhe pse varfëria në rajonin e Ballkanit perëndimor është ulur, Banka Botërore thotë se vendet në këtë rajon janë të ekspozuara ndaj fatkeqësitë natyrore. Kjo bën që varfëria të rritet, duke qenë se shtresat e dala nga kufijtë e varfërisë janë më të ekspozuara ndaj dukurive ekstreme të natyrës.

Në raportin e publikuar së fundi, ?Rigjallërimi i rritjes ekonomike?, Banka Botërore merr në analizë rastin e Serbisë, ku thotë se përmbytjet në vitin 2014, rritën varfërinë me 1.7 pikë përqindje. Të gjitha vendet Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria, janë të ndjeshme nga goditjet e klimës. ?Nxehtësia, thatësira dhe përmbytjet ulin prodhimin bujqësor, efiçencën e sektorit energjetik dhe mirëqenien e njerëzve në këto shtete. Impaktet që japin këto dukuri, sipas të dhënave, prekin më shumë shtresat vunerable të popullatës? thotë Banka.

Banka Botërore thotë se edhe shpenzimet për shëndetësi kanë zhytur në varfëri 4.5% të popullsisë shqiptare, duke zënë nivelin më të lartë në rajon e Europë. Vendi ynë dhe Kosova janë dy shtetet të cilat kanë edhe shpenzimet më të larta ?jashtë xhepit? për sektorin e shëndetësisë. Në këtë treg raporti e rendit Shqipërinë si një nga vendet që ka edhe informalitetin më të lartë në tregun e punës, i cili varion mes nivelit 40 dhe 60%.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon