Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin i ka kërkuar kryeministrit,Edi Rama që të ndërpresë punimet që po bëhen në luginën e Valbonës, për ndërtimin e hidrocentraleve.

Lajmin e ka bërë të ditur Chatherin Bohne, amerikanja që është në krye të protestave kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Valbonës, teksa ka marrë pjesë në protestën e radhës të realizuar përpara kryeministrisë.

Chatherine Bohne: Romana Vlahutin i ka dërguar letër kryeministrit Edi Rama, pas ankesave të banorëve, ku kërkon që projekti i ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë duhet të ndërpritet. Ne i kemi sqaruar çdo gjë, duke i thënë se hidrocentralet po ndërtohen jo sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Chatherina shton se, në lëvizje është vënë edhe ambasada e Shteteve të Bahkuara të Amerikës.

Chatherine Bohne: Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbledhur edhe përfaqësitë e ambasadave të tjera. Ne ishim në takim në selinë e SHBA në Tiranë dhe kemi nisur diskutimet se çfarë mund të bëjmë për këtë çështje.

Pavarësisht kësaj, grupi ?Miqtë e Valbonës? kanë vijuar protestat edhe këtë të shtunë, ku i kanë kërkuar kryeministrit që të ndërpresë sa më parë punimet, si dhe të miratohet një ligj i posaçëm për referendumet.