Zonat më të prekura nga përmbytjet në Ferras të Fier dhe Novoselë të Vlorës janë vizituar nga kryeministri Rama dhe ministrja e Mbrojtjes.

Edhe pse raportimet e dy ditëve të fundit flasin për dalje të lumenjve dhe përmbytje të tokave bujqësore dhe shtëpive në këto dy qarqe, krerët lokalë përpara kryeministrit zgjedhin të bëjnë krahasimin me sitautën e 2 viteve më parë dhe deklarojnë se investimet e kryera ne argjinaturat e lumenjve dhe për funksionimin e plotë të hidrovorëve kanë bërë që dëmet dhe sipërfaqet e prekura nga përmbytjet të jenë disa herë më të vogla.

Kryeministri ka falënderuar personalisht çdo njërin nga forcat e armatosura dhe ato të policisë që kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit në zonat që ai vizitoi.

Pavarësisht situatës së krijuar në shumë zona nga reshjet e dy ditëve të fundit, kryeministri gjen mundësinë dhe të shkëmbejë batuta me banorë të zonës.

Tv Klan