Qyteti i Fushë Krujës dhe zonat afër saj janë ndër më të prekurat dhe të dëmtuara nga reshjet e rëna gjatë tre ditëve.

Ka qenë lumi Zezë që ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa nga lagjet e Fushë Krujës, por sigurisht edhe zonat përreth. Por cila është gjendja pas përmbytjes? Banorët tregojnë situatën e vështirë që kanë kaluar dhe pasojat me të cilat po përballen.

Report Tv ka parë nga afër gjendjen alarmante dhe ka intervistuar disa prej banorëve të prekur.

?Situata është alarmante në të gjithë zonën e Fushë Krujës, unë këtu jam përmbytur vit për vit, më përpara nuk përmbyteshin por tani përmbyten të gjitha shtëpitë.

Shteti duhet të marri masa të na ndihmoi të marrim ndonjë kredi, aktualisht nuk kam paguar kredinë e vjetshme, mora 5 milion lekë, kamë larë një vit tani më ka ngelur edhe një tjetër. Ku të shkoj unë tani??thotë banori i prekur nga përmbytja.