Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj teksa ka inspektuar masat e ndërmarra tek ura e Mifolit në Vlorë, tha se situata nga përmbytjet është nën kontroll.

Ministri bëri me dije se në terren janë 2200 forca policore.

Xhafaj: Le të shpresojmë që deri në fund të vazhdojmë kështu që të kemi sa më pak dëme. Është rasti për të falënderuar policinë dhe të themi që kjo është fytyra e vërtetë e policisë. Detyra numër 1 e forcave speciale është që të shpëtojnë jetët njerëzore. Së dyti të shpëtojnë bagëtitë dhe së treti të shpërndajnë ndihma. Faza e parë është shpëtimi i jetëve njerëzore.

Mesazhi i Xhafajt për mediat:

Ka vetëm një mesazh; ne jemi në shërbim të njerëzve. Ndoshta në vlerësimin tim, është ndër përcjelljet më të mira mediatike që i është bërë një situate të tilla. Keni një meritë të veçantë. Zakonisht merrni pjesën e keqe për të bërë lajm, por këtë herë keni marrë edhe pjesët e mira.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/xhafaj-nga-vlora-detyra-numer-1-jetet-njerezore-kjo-eshte-fytyra-e-vertete-e-policise