Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Jo vetëm në Novoselë, por reshjet intensive të shiut kanë krijuar probleme edhe në qytetin e Vlorës. Shumë shtëpi nuk i kanë shpëtuar përmbytjeve, ndërsa lagjja më e prekur është ?29 Nëntori?, ku uji ka depërtuar brenda disa shtëpive.

Banorët thonë se në afërsi të banesave të tyre ka gjithmonë probleme nga përmbytjet, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur dëme në orendi shtëpiake. Në lagje të tjera problem është balta e krijuar nëpër rrugë. Dhjetëra banorë për të parandaluar përmbytjet, kanë vendosur thasë me rërë pranë banesave të tyre.

Nderkohë probleme ka patur edhe në shkarjet e dherave dhe erozionit në zonën e Ujit të Ftohtë, duke sjellë probleme në rrugë. Është dashur ndërhyrja e fadromave për të hapur akset rrugore, ndërsa situata është përmirësuar në orët e mëngjesit të sotëm.

Zona e Ujit të Ftohtë ka qenë edhe më e prekura, ndërsa dherat kanë vërshuar deri në afërsi të Lungomares.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/qyteti-i-vlores-post-permbytje