Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse lumi Vjosa duket se ka zënë vend në shtratin e saj, banorët e fshatit Ferras në Fier vijojnë të jenë në gjendje të vështirë.

Sikundër kjo e moshuar që shikoni në video, të cilës përmbytjet i kanë shkatërruar të gjitha orenditë e shtëpisë.

Ajo shprehet e revoltuar për mungesën e vëmendjes së shtetit, ndërsa apelon qeverinë të marrë masa për kanalizimet.

?Uji ishte 1 metër. Na ka dëmtuar të gjitha plaçkat e shtëpisë, janë bërë ujë.Vendosëm thasë me rërë aty kot. U mbytëm në ujë. Të marrë masa qeveria, të na shikojë. Duhen bërë kanalizimet, çfarë bën PS? I mori votat ai, të hapë kanalet, ti bëjë. Asnjë nuk ka ardhur, vetëm kryeplaku i fshatit, çfarë do të bëjë ai? Të vinë ata të mëdhenjtë, kur vinë për vota, vinë dhe i marrin. Tani që u njoma, u shkatërruan dhe plaçkat çfarë të bëj unë?

Ka sjellë gonmone, se ku do të shkojmën me gomone ne, do vimë në Tiranë tek Rama.Çfarë ushqimi, tre ditë pa bukë, po ne kemi hallin e plaçkave për bukë nuk vdes njeri.Jemi bërë në shtëpi si arixhinjtë. Asnjë nuk ka ardhur. Nuk e kuptoj pse nuk vinë të na shikojnë? Erdhi deri tek ura të shikojë urën, për vota vjen ai.Tani të vijë ti përgjigjet popullit, të hapë kanalizimet se u mbytëm?.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/shtepia-iu-mbyt-ne-uje-e-moshuara-ne-ferras-ku-eshte-qeveria