Surprise Me!

Përmbytjet, reportazh nga fshati Fitore, aty ku shtëpitë dhe pema e Vitit të Ri janë në ujë

2018-05-09 5 Dailymotion

Zemërimi i Vjosës që mori gjithçka përpara në dy anët e shtratit të lumit duket se ka rënë, por pasojat janë të rënda, për banorët, shtëpitë e tyre, rrugët, tokat bujqësore, gjënë e gjallë e gjithçka tjetër.
Në fshatin Fitore banorët po përpiqen të largojnë baltën e cila ka ndotur gjithçka ndërsa uji i cili ka arritur gati dy metra, ka shkatërruar gjithçka brenda banesave, mobiliet, pajisjet elektroshtëpiake, rrobat, ndërsa lagështia ka lënë gjurmë të pakthyeshme në mure.

Banorët janë shpërndarë nëpër të afër, ndërsa thuajse çdo familje ka lënë një njeri në banesë për të ruajtur ato pak gjëra që mund të shpëtohen.

?Me dhoma gjumi me kuzhina me mobilie, të gjitha u përmbytën, niveli i ujit arriti 1 metër brenda shtëpisë. Kërkojmë mbështetje nga shteti, ndonjë kredi të butë për të bërë katin e dytë pasi zgjidhje tjetër nuk ka, ky muhabet është çdo vit. I kemi marrë shpërblimet por nuk arrijmë të rregullojmë shtëpitë, çdo tre vjet që përmbyten?, shprehen banorët e fshatit Fitore.

Buy Now on CodeCanyon