Kryeministri Rama ka shkuar për inspektim në qytetin e Berat ku është pritur nga Kryebashkiaku i LSI-së Petrit Sina, i cili u shpreh se nga investimet e bëra nga qeveria dhe nga pushteti vendor këtë vit nuk pati dëme si në vitet më parë.
Rama shoqërohej nga ministri i Mjedisit Klosi, i cili u shpreh se në datë 16 do të filloj pastrimi i qytetit dhe do të mbillet një sasi e konsiderueshme pemësh në të dyja krahët e lumit, të cilat kanë qenë ekzistuese por janë prerë.

Sipas kryetarit të bashkisë, një pjesë të qytetit uji arriti deri në 50 cm lartësi, por falë investimeve të bëra, nuk pati rrezikshmëri si në vitin 2015.

Në videon e postuar në Facebook, Rama shkruante se ?falë kolektorëve të rinj që u ndërtuan përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, u përballua më mirë se asnjëherë tjetër prurja e lumit, e cila preku nivelin historik të vitit 1962, siç e tregon pllaka përkujtimore e katastrofës natyrore të atij viti! Respekt e mirënjohje të gjitha forcave që janë angazhuar non stop prej 72 orësh në Berat, si në çdo zonë tjetër të prekur nga uji?.