Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje për çështjet e hapura me Shqipërinë, që sipas tij do të jenë pozitive për të dyja palët.

Në një intervistë për të përditshmen greke "Ethnos", Kotzias për herë të parë ka folur publikisht pas takimit me homologun e tij Ditmir Bushati në Kretë.

I pyetur nga gazetari "nëse pas takimit mjaft të gjatë me homologun shqiptar në Kretë, a jeni optimist për një zgjidhje-paketë të problemeve midis të dy palëve", Kotzias është përgjigjur:

Kotzias: Përmes historisë së përbashkët të dy popujve tanë, u krijuan ndërvarje të shumëfishta, linja konflikti dhe shanse për miqësi. Duhet t'i zgjidhim problemet e të kaluarës, të punojmë për një të sotme më të mirë të mundshme dhe të garantojmë një axhendë pozitive bashkëpunimi për të ardhmen.

Sa u përket problemeve dhe mundësive për aksione të përbashkëta, ka çëshgtje që i interesojnë më shumë palës shqiptare dhe çështje të tjera që i interesojnë më shumë palës greke. Përballimi bashkarisht i këtyre problemeve përbën atë që në teorinë e negogiiimeve quhet "zgjidhje paketë". Mendoj se jemi në rrugë të mbarë, kështu që të shkojmë në një marrëveshje e cila do të jetë pozitive për të dyja palët.

Më tej, ministri i jashtëm grek është pyetur nëse konstaton "shenja ndryshimi në qëndrimin e qeverisë Rama kundrejt Athinës".

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pakti-shqiperi-greqi-kotzias-optimist-arritjen-e-nje-marreveshje