http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra banesa dhe 560 hektarë toke janë te përmbytura ne fshatrat e Vlorës qe ndodhen pranë shtratit te lumit Vjose.

Fshati Fitore dhe Bishan janë te mbuluar nga uji. Katet e para te banesave janë te përmbytura, ndërsa kalimi ne rruge behet vetëm me mjete te mëdha.

Rreth 70 familje ne njësinë administrative te Novoselës janë evakuuar deri ne normalizimin e situatës. Përmbytjeve nuk i kane shpëtuar as disa banesa ne qytetin e Vlorës. Ne lagjen 29 Nëntori, uji ka hyre deri ne brendësi te shtëpive por pa shkaktuar dëme te mëdha.

Ndërsa ne zonën e Ujit te Ftohte ka patur probleme me shkarjen e dherave si pasoje e reshjeve te dendura. Paraditen e se dielës është punuar për largimin e inerteve nga rrugët dhe përgjatë Lungomares.