Pas tërheqjes së ujit në Fier, efektivët e njësive xheniere të Ushtrisë kanë nisur zëvendësimin e urës së shembur në fshatin Darzezë, një tjetër të llojit Beli.

Ministria e Mbrojtjes thotë se specialistët e Ushtrisë, po punojnë që ta ndërtojnë atë për gjatë gjithë natës, me qëllim që dita e hënë ta gjejë atë të ndërtuar për banorët e fshatrave të kësaj zone.

Ura do të jetë prej çeliku dhe e aftë të përballojë edhe mjetet e rënda që do të kalojnë në këto fshatra.

/Tv Klan