E ndërsa në Jug ka pushuar shiu, Durrësi është përfshirë nga një stuhi e fortë reshjesh dhe breshëri mëngjesin e ditës së sotme. Stuhia ka zgjatur pak minuta, ndërsa nuk raportohet për probleme në qarkullim apo përmbytje.<br />Tashmë vëmendja është në Veri të vendit, pasi ka pasur reshje dëborë, bllokime fshatrash dhe izolim, pasi rrugët në zonat e thella janë të pakalueshme.