Përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, aleatët e Partisë Demokratike e shohin të pamjaftueshëm për t?i dhënë zgjidhje antikushtetueshmërisë, që sipas tyre, prodhon sistemi aktual elektoral.

"Në qoftë se nuk ndërhyjmë në sistem, këto janë arnime."

"Kemi një Kod Zgjedhor antikushtetues të sistemit proporcional, rajonal, ka probleme me përfaqësimin e votës."

Puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore, sipas tyre, duhet të nisë nga ndryshimi i sistemit, për të cilin ata kanë edhe propozime konkrete.

"Një mazhoritar proporcional, apo një sistem proporcional me gjashtë rajone duke ulur edhe numrin e deputetëve nga 140 në 120."

"Gjykoj që do të ishin një sistem i vjetër që kishim, mazhoritar i korrektuar më proporcional dhe me një skemë e cila është kombëtare."

Ndryshimet në sistem, thonë dy aleatët e Partisë Demokratike, diktojnë një hartë të re territoriale, si dhe rikthimin tek listat e hapura.

"Duhet të jenë të hapura, pra të ketë një mundësi përzgjedhjeje nga qytetarët."

"T'i kthejmë një element mazhoritar të paktën. Të zgjedhë përtej partisë, të zgjedhë edhe personin".

Propozimet e aleatëve opozitarë vijnë në një kohë kur prioritet i Reformës Zgjedhore për Partinë Demokratike është dekriminalizimin e zgjedhjeve, si dhe votimi e numërimi elektronik.

Tv Klan